Greqi, dyfishohen të prekurit me SIDA, shtohen homoseksualët
Greqi- Kryeqyteti grek, Athina është vënë në alarm të rritjes jashtë kontrollit të të prekurve nga sëmundja vdekjeprurëse HIV/AIDS.
Mediat greke raportojnë një ditë para ditës ndërkombëtare kundër SIDA-s se një epidemi e saj është e mundshme të ndodhë në shtetin grek, nxitur edhe nga mungesa e fondeve për trajtim e stafit mjekësor për shkak të krizës.
Duke cituar Ministrinë greke të Shëndetësië gjatë vitit 2012 Greqia ka njohur dyfishim të rasteve me AIDS, nga 650 që ishin në 2011-ën në plot 1250 aktualisht të prekur.
Ndërkohë që specialistët e shëndetësisë në shteti grek thonë se shkak kryesor i shtimit të rasteve me SIDA është kontakti seksual mes homoseksualëve, përdorimi i shiringave të infektuara dhe mospërdorimi i mjeteve mbrojtëse nga moshat e reja gjatë akteve seksuale.
Sakaq mësohet se më në rrezik infektimi janë personat me nivel arsimi të ulët dhe emigrantët, të cilët gjatë marrëdhënieve me prostituta nuk mbrohen pothuajse aspak. Përveç AIDS-it shqetësim në përhapje mbeten edhe infeksionet e tjera që transmetohen përmes rrugëvë seksuale, siç është hepatiti C. Po ashtu në Greqi janë rikthyer pas shumë vitesh edhe rastet me sëmundjen e tuberkulozit.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: