Greqi, fermeret vazhduan edhe sot protesten

Fermeret greke kane vazhduar edhe sot, per te dyten dite rresht, protesten e tyre per me shume ndihme nga shteti dhe per rritjen e cmimeve te prodhimeve te tyre.
Ashtu si dhe dje, ata kane bllokuar me traktore dhe makina bujqesore rruget kryesore te vendit fqinj, si dhe piken e kalimit te Kapshtices, me Shqiperine. Diten e djeshme ata bllokuan pikat e kalimit me Maqedonine dhe Bullgarine, duke penguar transportin e mallrave te ndryshme nga keto vende. Nga ana e saj, Bullgaria kerkoi nderhyrjen e strukturave te Bashkimit Evropian per zhbllokimin e pikave kufitare, ne menyre qe te rifilloje transporti rrugor.