Greqi gjashte arrestime per trafik droge i perfshire dhe nje shqiptar

Greqi - Policia greke ka arrestuar gjashte persona per trafik te lendeve narkotike ku nder te arrestuarit eshte edhe nje shqiptar. Nga ky operacion i organizuar nga policia greke ne bashkepunim me krimin ekonomik dhe me ambasaden Amerikane ne Greqi eshte sekuestruar nje sasi prej 1.8 ton hashash.
Policia greke ben te ditur se shqiptari eshte arrestuar teksa ruante depon ku mbahej lenda narkotike me arme te tipit kallashnikov. Depoja ndodhej ne zonen industriale ne Aspropirgo aty ku ky grup ngarkonte drogen neper dyshemete e kamioneve dhe e transportonte drejt perendimit.
Kreu i ketij grupi ishte pronar i nje biznesi me kamione ne Larisa. Sasia e madhe e lendes narkotike u gjet ne kamionet me te cilet do te behej transporti. Ne dy kamione ishte ngarkuar nje sasi prej 200 kg hashash ndersa 620 kg u gjeten ne Aspropirgo ne depon qe ruhej me kallashnikov nga shqiptari. Pervec kreu te bandesu arrestuan gjithashtu tre shofere si dhe personi qe kishte marre me qira depon ne Aspropirgo.