E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderhyrja ne Libi Berisha Shqiperia gati te ofroje kontribut

Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur nderhyrjen ushtarake ne Libi. Berisha ka theksuar se ky zhvillim eshte kontribut per lirite dhe te drejtat dhe ka shtuar se Shqiperia eshte e gatshme per te kontribuar.

Keto veprime jane nje kontribut historik per lirite te drejtat dinjitetin e kombit arab qe u ngrit fuqishem dhe ne nje hark kohor te shkurter permbysi ne Tunizi dhe Egjipt dy regjime qe qendruan dekada ne pushtet ne kundershtim me vullnetin e popullit te tyre. Shqiperia mbetet e gatshme ti ofroj lehtesite e nevojshme Koalicionit Nderkombetar ne misionin e tij shume te rendesishem per lirine paqen stabilitetin ne Mesdhe eshte shprehur Berisha.

Ai ka shtuar se keto operacione ne zbatim te ligjit dhe te drejtes nderkombetare jane plotesisht legale dhe legjitime dhe kane si qellim kryesor mbrojtjen nga sulmet e egra te regjimit te Gedafit te jetes se qytetareve libian lirive dhe te drejtave universale qe ata meritojne mundesise per te percaktuar me vullnetin e lire fatin e tyre.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›