Greqi grabitet piktura e Pikasos
Persona të panjohur pak para orës 5 të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në Galerinë Kombëtare dhe kanë grabitur 2 piktura. Roja e galerisë kishte dëgjuar alarmin dhe ka parë një burrë të vrapojë, por nuk ka mundur të dallojë nëse mbante ndonjë gjë në dorë. Më pas roja ka kontrolluar Galerinë dhe ka parë se mungonin 2 piktura dhe për këtë ka lajmëruar policinë dhe përgjegjësit.
Në vendngjarje që prej orëve të mëengjesit ndodhen policë të sigurisë dhe të kriminalistikës që kanë nisur kontrollin e Galerisë dhe kanë konfirmuar grabitjen.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 2 piktura me vlerë shumë të lartë “kokë gruaje” e Pikasos, që i përket vitit 1934, e cila i ishte dhuruar Galerisë greke nga një shoqatë franceze në 1943 dhe një vepër e Mondrian. Policia thotë se grabitësit kanë hyrë në pjesën e pasme të ndërtesës, dhe janë përpjekur për të grabitur edhe një vepër të tretë, por pa sukses.