Kapshtice e Kakavije fluks udhetaresh

Në dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër i madh emigrantësh që kalojnë kufirin për t’u kthyer në vendet e tyre të punës, kryesisht në vendin fqinj Greqinë. Në Kashticë kanë dalë 6900 persona dhe 1500 mjete. Ndërsa kanë hyrë 3150 persona me 547 mjete. Edhe në Kakavijë ka patur fluks udhëtarësh. Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 7169 shtetas me 1690 mjete. Ndërsa kanë hyrë 2456 shtetas me 455 mjete. Sipas policive kufitare përpunimi i pasagjerëve dhe mallrave vijon normalisht dhe deri tani nuk janë paraqitur probleme. Drejtoritë e kufirit ka marrë të gjitha masat për të përballuar mbingarkesën në fundjavë duke shtuar sportelet dhe numrin e punonjësve.