Greqi, grevë masive e sindikatave, protesta në shesh
ATHINE- Greqia është “paralizuar” për shkak të grevës 48 orëshe që ka filluar sot, organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe privat, me të cilat do të bashkohen edhe partitë politike në mënyrë që reagimi popullor dhe protesta të jetë sa më masive.
Me grevën që ka nisur në Greqi është bashkuar edhe media. Në grevë janë trenat, metrotë, autobusët, anijet dhe kontrollorët e trafikut ajror.
Megjithë vendimin e gjykatës që e shpalli grevën e tyre të paligjshme, doganierët janë përfshirë në këtë ndalesë pune 48 orëshe, në të cilën marrin pjesë edhe zyrtarët e tatimeve dhe punonjësit e bashkive.
Me grevën e sotme janë bashkuar punonjësit e spitaleve publike, ku do të punohet me personel sigurie, dhe stomatologët, ndërsa mjekët e sigurimeve shëndetësore (IKA) kanë njoftuar greva 24-orëshe të përsëritura gjatë javës.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave kanë filluar tashmë grevën 10 ditore, ndërsa avokatët, gjyqtarët, mësuesit dhe pedagogët filluan sot grevën 48-orëshe. Bankat gjithashtu janë mbyllur dhe kanë ngritur frenat e dorës edhe taksitë. Në grevë janë punonjësit e postave dhe të burgjeve, ndërsa nesër do të jenë të mbyllura të gjitha dyqanet duke përfshirë edhe pikat e furnizimit me karburant.
Kjo grevë masive paralizon si asnjëherë më parë jetën në Greqi, duke shkaktuar dëm kolosal për ekonominë greke, por sindikatat shprehen se nuk tërhiqen nga protestat e tyre kundër projektligjeve që ka nxjerrë qeveria dhe që Parlamenti do t’i kthejë në ligje ditën e enjte.
Projektligjet parashikojnë ngrirje të menjëhershme të marrëveshjeve kolektive të punës, rritje të tatimeve, reduktim të pagave dhe pensioneve dhe përfshirjen e rreth 30 000 nëpunësve shtetërorë në statusin e punonjësve rezervë, të cilët derisa të pushohen fare nga puna do të paguhen me 60 për qind të rrogës.
Projekt-ligji parashikon edhe unifikimin e rrogave në sektorin shtetëror.
Pikërisht për këtë arsye protesta do të arrijë kulmin nesër me përqëndrimin e grevistëve në sheshin qendror të Athinës.
Policia greke është e përgatitur për të përballuar cdo situatë që krijohet në të tilla raste.
(e.m/BalkanWeb)