Shirat, mbi 700 viktima në Azinë Jug-lindore

Mbi 700 është numri i viktimave në Azinë Jug-Lindore shkaktuar nga disa përmbytje që kanë përfshirë Tajlandën, Kamboxhian, Vietnamin, Laosin dhe Filipinet.
Vendi më i prekur mbetet Tajlanda me 315 viktima të regjistruara nga përmbytjet që nga muaji korrik. Shirat kanë prekur miliona të tjerë duke i lënë të pastrehë e duke shkaktuar disa kriza humanitare.
Ndërkohë, në Kamboxhia autoritetet thonë se numri i viktimave shkon ne 247 që nga nisja e sezonit të shirave të rrëmbyeshëm.
Më lehtë nga shirat janë prekur Vietnami, Laosi dhe Filipinet.