Greqi, incidente në Athinë dhe Selanik
Athinë-Athina është përfshirë sërish nga protesta të dhunshme. Të paktën pesë makina janë djegur gjatë natës në kryeqytetin helen, nga persona të panjohur. Sulmet ndodhën në lagjen Neo Kosmo, Aspropirgo dhe ne rrugen Pireos. Ndërhyrja e zjarrfikësve, ka bërë të mundur që të shuhet zjarri, duke parandaluar kështu përhapjen e tij në mjete të tjera. Edhe Selanik situata ishte po e njëjtë. Katër zjarre në këtë qytet, që iu vunë makinave, janë shuar nga ekipet e zjarrfikësve. Ngjarja ndodhi në lagjet Napoli dhe Ano Poli, ku persona të pa njohur kanë u kanë vënë zjarrin makinave.
Por edhe qyteti i Larisës është përballur me zjarre të tilla, ku dy makina janë djegur në sheshin Sali të qytetit. Policia ka vlerësuar se këto janë vepra të grupeve anarkiste, por gjithsesi sulmet nuk janë marrë përsipër nga askush.