Basha: Punësimi, prioritet
Elbasan-Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka zhvilluara takime me banorë të fshatrave Tregan dhe Shirgjan të Elbasanit. Në qendër të politikave të kësaj mazhorance, tha Ministri Basha, ka qenë, mbetet dhe do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve shqiptarë pa dallim. Shqipëria, tha Ministri Basha është ndryshe, ajo është kthyer në vend të preferuar për investime të huaja. Sot ajo renditet mes 26 vendeve më të fuqishme të botës në Aleancën e Atlantikut të Veriut e nesër qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin lirisht nëpër Europë. Të gjitha këto, tha Basha, u mundësuan falë një vullneti të fortë të kësaj mazhorance
“Kukuvajkat thonë se sdo të thotë shumë por ne themi se do të thotë shumë. Në rradhë të parë ky komunitet vendesh i udhëhequr nga SHBA i beson Shqipërisë, i beson shqiptarëve, i beson qeverisë shqiptare si partnere e denjë që ndan më të, vlerat dhe parimet themelore të NATO-s. Të jesh sot anëtar i NATO-s do të thotë të jesh në paradhomë të BE-së, do të thotë në radhë të parë që qytetarët shqiptarë, brenda një kohe të shkurtër, me pasaportat biometrike në duar të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së”
Sot, tha Basha, kërkojmë një mandat të dytë për të vijuar më tej me zhvillimin e integrimin të vendit. Shefi i diplomacisë shqiptare shprehu bindjen se qytetarët, me votën e tyre me 28 qershor, do të dinë të ndajnë premtimet e bëra realitet nga ato që do të mbeten nëpër enciklikat e PS-së dhe të kryetarit të saj, i cili për 10 vjet që është në pushtet nuk arriti të përmirësojë as infrastrukturën e një qyteti
“Jo të gjithë janë të lumtur se Shqipëria është në NATO, jo të gjithë janë të lumtur se rruga Durrës-Kukës po mbaron, jo të gjithë janë të lumtur se Shqipëria po tërheq investime të shumta sepse në krahasimin e kesaj performance me performancën e tyre të dështuar 10-vjeçare shohin dështimin e tyre më 28 qershor. Por a mundet që dështimi i kukuvajkave të vetmuara të përbëjë shqetësim apo pengesë për vullnetin që kemi nisur drejt realizimit të aspiratës evropiane?”
Ministri i Punëve të Jashtme tha se përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale, punësimi dhe rritja e pensioneve do të jenë në qendër të politikave të kësaj mazhorance edhe në katër vitet që do të vijnë.