E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapen2 shqiptarë medrogë

ATHINE-Policia e Athinës arrestoi një shtetas shqiptar, i cili u kap në një apartament, që përdorej si magazinë për grumbullimin e lëndës narkotike në zonën e Ilion. Policia mendon se kjo është baza e magazinimit të drogës që hyn nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një grupi shqiptarësh.

Policia gjeti dhe sekuestroi: një sasi prej 271 kg kanabis të papërpunuar (në foto), 2800 euro, 2 telefona celularë dhe 2 makina. I arrestuari do dërgohet në gjykatë për masën e sigurisë ndërkohë që policia vazhdon hetimin për të identifikuar edhe anëtarët e tjerë të organizatës.

Ndërkohë një tjetër shqiptar, 22 vjec u ndalua sot në mëngjes në portin e ishullit Ko, sapo zbriti nga anija që ishte nisur nga porti i Pireut, pasi valixhja e tij në vend të rrobave kishte 5 pako me hashash në një total prej 5,144 gr. Policia konfiskoi drogën, pasaportën dhe telefonin celular në posedim të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›