E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapenvrasësit e dypolicëve DIAS

ATHINE- 4 homogjenë rusë janë ata që morrën pjesë drejtpërdrejt në vrasjen e dy policëve të forcave DIAS (në foto) dhe plagosjen e dy të tjerëve, në 1 Mars në Athinë. 2 prej tyre janë vënë në pranga (njëri prej të cilëve ai që qëlloi mbi policët). Arrestimi u krye pas marrjes në pyetje dhe hetimit të 35 personave të dyshuar, ndërsa 2 rusë të tjerë janë ende në kërkim.

Në një deklaratë zyrtarë policia e Athinës bën të ditur se këta persona, janë krerët e një organizatë kriminale, me qëllim kryesor grabitjet, pjesëtarë të së cilës janë edhe 2 shtetas shqiptarë 31 vjecarë, gjithashtu të arrestuar, të cilët furnizonin grupin me makina të vjedhura.
Polica arrestoi gjithashtu 2 persona që ndihmuan në grabitjen e fundit, dhe në fshehjen e autorëve të krimit si dhe 5 të tjerë për shkelje të ligjit mbi armët dhe drogën.

Gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarve, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armë, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulme të tjera të armatosura.
Mësohet se për zbardhjen e vrasjes së dy policëve, ishin angazhuar Policia e Athinës, Zyra për antiterrorizmin si dhe Shërbimi Informativ Kombëtar si dhe ishin hetuar mjaft zona në Athinë ku mendohej se grupi vepronte.

Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ndodhi në mbrëmjen e 1 marsit në Athinë, kur ekipi i policisë DI.AS. mori sinjal për qarkullimin e një automjeti të vjedhur tip Volvo. Policia iu vu pas mjetit, por në një moment personat që ndodheshin brenda tij qëlluan me më shumë se 100 plumba Kallashnikovi drejt policëve të DI.AS, duke goditur për vdekje dy prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerë. Nga të shtënat gjetën vdekjen policët Evangelinelis Joanis, 23 vjec dhe Jorgos Skilojanis, 22 vjec.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›