E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria:Nuk dalim ngaEurozona

ATHINE- Ministria greke e Financave konfirmoi takimin e ministrave të Financave të Eurozonës në Luksemburg dhe pjesëmarrjen e Greqisë në të, ashtu sic lajmëroi dje revista gjermane online “Spiegel”.

Ministri grek i Financave George Papakonstantinu tha në mënyrë të prerë se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë diskutim për daljen e Greqisë nga zona e Euros ashtu sic pretendonte kjo revistë. Ai tha gjithashtu se nuk bëhet fjalë për ndonjë ristrukturim të mundshëm të borxhit grek por se qeveria greke mbetet e angazhuar për zbatimin e programit.

Ministria e Financave ka deklaruar nëpërmjet një njoftimi se "Ministri i Financave, George Papakonstantinou, mori pjesë në një takim të thirrur nga Presidenti i Eurogrupit dhe kryeministri i Luksemburgut Zhan Klont Juncker.

Kjo mbledhje të jashtëzakonshme u mbajt në takimin e ministrave të financave të zonës Euro që marrin pjesë në G20 dhe Ministri i Financave ishte i ftuar për të marrë pjesë në dhe të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet ekonomike në Greqi.

Është mjaft e qartë se në këtë debat nuk u hodh asnjëherë për diskutim largimi i Greqisë nga zona Euro, sic shkruajtën disa media të huaja.
Qeveria greke mbetet e angazhuar për zbatimin e programit të politikës ekonomike në bazë të marrëveshjes me BE-në, Bankën Qendrore Evropiane dhe FMN-në, për ripërtëritjen e financave publike zhvillimin e qëndrueshëm të Greqisë."

Sipas raporteve, në takimin e Luksemburgut, u shqyrtua kriza e borxhit në zonën euro dhe e gjendja financiare e Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

U shtrua si problem edhe shtrëngimi i kushteve të politikave ekonomike të Greqisë, dhe zgjatja e afatit të kujdestarisë ndërkombëtare.

Kjo nënkupton ndërhyrjet horizontale dhe vertikale për të arritur rregullim fiskal në vend.Qeveria ka premtuar futjen e vendit në tregjet ndërkombëtare në vitin 2012, për të marrë hua € 27 000 000 000.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›