Greqi kapet banda shqiptare e floririt

Policia greke e qytetit te Rethimnos ne ishullin e Kretes asgjesoi nje bande hajdutesh shqiptare. UPDATE
Behet fjale per tete shtetas shqiptare te cilet ishin bere tmerri i dyqaneve te shitjes se floririt.
Vetem ne pese muajt e fundit kjo bande kishte vjedhur nen kercenimin e armeve mbi 6 dyqane te tilla ne dy qytetet e medha te Kretes ne Iraklio dhe Rethimno dhe vlera e bizhuterive prej ari qe ata kane marre arrin ne mbi 1.2 milion euro.
Emrat e tete personave ende nuk publikohen per arsye hetimi por behet e ditur se jane te gjithe te moshes nga 22 deri ne 28 vjec ndersa vetem njeri prej tyre eshte i martuar. Te gjithe kane vite qe jetojne ne Krete dhe nuk kane dosje penale.
Policia greke po perpiqet tashme te gjeje se ku kane perfunduar sasite e floririt te vjedhur qe sic vleresohet ka perfunduar ne Shqiperi.