E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Votat nuk do te digjen

Nga Saranda kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka shprehur siguri ne faktin se as kryeministri dhe as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do te marrin persiper djegien e fleteve te votimit duke shkaterruar ne kete menyre provat e verteta sipas tij te manipulimeve te procesit elektoral te 28 qershorit.

Ky besim sipas Rames mbeshtetet tek njohja qe vete ai thote se ka per kryeministrin Berisha.

Une hyj tek ata qe e dime mire qe Saliu nuk eshte trim por eshte frikacak dhe vetem frikacaket jane te pafuqishem dhe te paafte per ta qeverisur drejte komunitetin apo popullin e tyre per ta udhehequr drejt vendin e tyre per tu perballur me te verteten dhe jane ne gjendje te prodhojne perdite shpifje sharje e genjeshtra qe ne te gjithe degjojme. Keshtu qe kjo eshte nje marrezi qe Saliu nuk do ta beje jo se nuk eshte i marre por se eshte frikacak tha Rama.

Objektivi i te gjithe popullit opozitar sipas kryesocialistit po qartesohet ne kushtet kur transparenca e zgjedhjeve nuk po kryhet dhe sipas tij po pengohet nga qeverisja aktuale.

E sotmja eshte e rende por e nesermja do te jete me e rende nese ne nuk do te ngrihemi te protestojme edhe me me force nese nuk do te vazhdojme me vendosmeri betejen tone per transparence duke kerkuar dhe realizuar largimin e qeverise se Sali Berishes sigurisht bashke me Sali Berishen vijoi me tej kreu i PS-se.

Duke ju referuar inagurimeve te kryeministrit ne infrastrukturen rrugore zoti Rama ngre dyshimet se pse te gjitha investimet po kryhen ne zonat ku eshte provuar sipas tij se jane grabitur dhe po grabiten prona nga ana e pushtetareve dhe bizneseve prane qeverise.

Ato rruge po te shikoni se cfare po ndodh po cojne atje ndertimtarine alla-Sali pa leje pa plan pa kanalizime pa uje. Secili ben ate te veten. Po ndertojne Lanen e dikurshme mu ne buze te Jonit. Turp u shpreh zoti Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›