E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi katastrofa u shmang njehere per njehere

Foto ilustruese

E merkure 30 qershor 2011 NOA- Nen trysnine e BE-se dhe me gjithe protestat masive ne Athine deputetet greke miratuan te merkuren kursime te tjera ne shume miliardeshe. Vendi mund te shpresoje tani ne ndihma te tjera financiare.

Lehtesim per kryeministrin grek Jorgos Papandreu dhe qeverine e tij. Parlamenti ne Athine miratoi paketen e kontestuar te kursimeve. Kryetari i parlamentit Filippos Petsalnikos beri te ditur rezultatin e votimit ne oren 415 pasdite sipas ores lokale.

155 vota pro 138 vota kunder dy abstenime. Vetem nje deputet i grupit parlamentar te partise socialdemokrate greke PASOK votoi kunder ligjit te kursimeve ne kembim nje deputete te konservatoreve opozitare votoi pro. Me miratimin e paketes nga parlamenti eshte hapur rruga per ndihma te tjera miliardeshe nga BE dhe FMN. Te dy kishin njoftuar se kesti i radhes i kredise nderkombetare per Greqine do te paguhej vetem pas miratimit te paketes nga parlamenti.

Nuk ka plan B per Greqine

Ne debatin perfundimtar perpara votimit u dhane edhe njehere argumentet tashme te njohura te paleve. Kryeministri Papandreu paralajmeroi serish per rrezikun e nje falimentimi shteteror

Nuk ekziston asnje plan B per Greqine. Ose te pakten asnje plan qe te ishte pozitiv per vendin tone. Nese sot vendosim qe vendi yne te rrenohet atehere BE nuk do te na shpetoje ne por vetveten. Dhe pastaj tek ne vjen permbarimi.

Konservatoret e partise opozitare Nea Dimokratia ND ashtu sic pritej i thane jo paketes se kursimeve. Kryetari i partise Samaras paralajmeroi se paketa e kursimeve do te beje qe ekonomia greke te rrenohet perfundimisht.

Ligji per kursimet mund te hyje ne fuqi vetem pas nje votimi te dyte te enjten.

Parlamentaret greke duhet te miratojne nje te ashtuquajtur ligj zbatimi per programin e kursimeve. Edhe ketu pritet qe ligjit te kaloje me shumicen e deputeteve te PASOK-ut.

Hap i rendesishem per shmangien e falimentimit

BE pershendeti miratimin nga parlamenti grek te paketes se kursimeve te qeverise ne Athine. Keshtu vendi ka bere nje hap te rendesishem drejt konsolidimit te domosdoshem te buxhetit dhe reformave ekonomike deklaruan ne Bruksel presidenti i Komisionit te BE-se Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy. Perfaqesuesit e popullit grek kane permbushur pergjegjesine e tyre kombetare deklaruan Barroso dhe Van Rompuy. Edhe qeveria gjermane e pershendeti miratimin e paketes se kursimeve ne Athine.

Shkurtime te dhimbshme per greket

Muajt dhe vitet e ardhshme greket i presin shkurtime te dhimbshme. Paketa e kursimeve ka nje volum prej 78 miliarde eurosh per nje popullsi prej vetem 11 milione banoresh. Do te rriten taksa per makinat dhe ajo per gazin natyror. Edhe ngrenia ne restorant do te shtrenjtohet per shkak te rritjes se TVSH.

Nga te gjitha te ardhurat me te larta se 1000 euro ne muaj do te mbahet ne te ardhmen nje takse solidariteti per krizen. Ne administrate ne te ardhmen do te merret ne pune nje nepunes i ri vetem pasi te kene dale ne pension dhjete te tjere.

Qeveria greke do te privatizoje edhe prona shteterore ne vlere prej 50 miliarde eurosh toka dhe aksione te shtetit ne kompani te ndryshme. Keshtu qeveria greke do te shese pjesen e saj prej 16 ne kompanine e telefonise OTE. 10 do te blihen nga Telekomi Gjerman.  Shume punonjes te OTE-s druhen se do te humbasin vendin e punes. Per kete shkak ata jane bashkuar me protestuesit e shumte qe demonstrojne prej ditesh kunder masave te qeverise

Telekomi Gjerman ne te gjitha kompanite qe ka blere ne Ballkan ka pushuar njerez nga puna. Prandaj kemi ardhur sot nga Selaniku per te protestuar 8211 thote njeri prej demonstruesve.

DW/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›