E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i azilkërkuesve, më pak nga Ballkani

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 15:30

Sivjet është rritur numri i personave të cilët kanë kërkuar azil në Belgjikë.

Për dallim nga viti I kaluar ky numër sivjet është rritur për 32 përqind, ndërsa numri i kërkesave për marrje të statusit për azil nga vendet e Ballkanit është zvogëluar.

Këto të dhëna I ka kumtuar grupacioni medial RTL duke iu referuar sekretarit shtetëror Melshior Uatle, përgjegjës për institucionet kulturore federale.

Në Belgjikë për gjashtë muajt e vitit 2011 janë parashtruar 11.281 kërkesa, ndërsa për këtë periudhë vitin e kaluar ato kanë qenë 8.543.

Ata që më së shumti kanë kërkuar azil nga Afganistani, Iraku dhe Guinea.

Dokumentet e dorëzuara nga qytetarë të Afganistanit deri në fund të qershorit të këtij viti janë aq, sa kanë qenë gjatë gjithë vitit 2010.

Deri në fund të majit komisariati për refugjatë dhe njerëz pa shtetësi ka aprovuar 22,5 për qind nga kërkesat e dorëzuara. /zhurnal/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›