Greqi kriza godet edhe mediat
Karakteristik eshte fakti se numri i shitjes se gazetave eshte ulur ne masen 50ndersa qarqet gazetareske shprehen se tashme viktimat e rradhes se krizesjane jo vetem shtypi i shkruar por edhe kanalet e plotfuqishme te televizionit.
Nuk ka me reklama.Njerezit me veshtiresi blejne gazeta dhe pyetja qe shtrohet eshte se Ku po shkojmePer mendimin tim vjen se shpejti nje furtune e madhe.Do te mbyllen gazeta do te pushohen njerez nga puna thote Stavros Tzimas kryeredaktor lsquoKathimerini Selanik.
Kompanite e medha mediatike tradicionale si Pigasos apo DOL kane deklaruar reduktime te medha te vendeve te punes ndersa nuk ka asnje gazetar te shtypit te shkruar apo televiziv qe nuk i eshte bere ulje rroge nga 10 deri ne 70.
Natyrisht kriza ekonomike solli nje krize te pergjithshmepra krize edhe ne reklame solli ndalimin e subvencioneve shteterore ndaj gazetave dhe si rezultat.Eshte hera e pare qe gjate 26 viteve te punes sime ketu perjetovapara disa ditesh pushimin nga puna te nje kolegu thote Viki Harisopoulou kryeredaktore lsquoTa Nea Selanik.
Edhe ne Selanik dy prej gazetave historike si Agjelioforos dhe Maqedonia jane gati te hedhin ne rruge me shume se gjysmen e punonjesve. Jane disa prej botuesve greke te cilet ne keto momente kane vene ne hipoteke pasurite e tyre te palujtshme duke paguar rrogat me para borxh nga bankat nderkohe qe keto te fundit deklarojne se edhe ky burim do te nderpritet.
Para shume vitesh vetem gazeta Ta Nea ne te cilen punoj shiste 300.000 kopje ne dite kurse tani megjithese vazhdon te jete e paratirazhi i saj nuk kalon me shume se 50.000 cope ne dite thote Harisopoulou.
Ndersa Tzmias thekson se kriza nuk eshte e re ne media ka vite qe ka filluarpor erdhi edhe ky grumbull rrethanash shperthyese te krizes se pergjitshme ekonomike per Greqine qe zhyten akoma me shume ne nje pus te thelle mediat.
Por kriza ne industrine e informacionit sipas specialisteve eshte thelluar edhe per faktin se mediat vendase nuk konkuruan ne tregun real te konsumatoreve por ne ate te ndikimit politik duke humbur keshtu besueshmerine dhe vertetesine.