E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi lufte ndaj evazionit pritet miratimi i ligjit

Projektligjin me te rrepte qe eshte hartuar ndonjehere ne luften ndaj evazionit fiskal diskuton per miratim ne oret e fundit parlamenti grek.

Sipas ketij ligji qe do te miratohet diten e enjte dhe do te hyje ne fuqi menjehere parashikohen denimet me te rrepta per ata qe nuk deklarojne te ardhurat apo nuk paguajne tatimet.

Burg edhe per nje euro shkruan ne menyre karakteristike ne faqen e saj te pare prestigjiozja greke Eleftherotipia qe sqaron se per kundravajtesit do te kete edhe denime ekspres. Ndersa titulli i se peritshmes TA NEA paralajmeron - Mbyllje biznesi per mosdhenie fatureburg per mospagim te TVSH.

Duke marre nje eksperience qe e zbatojne edhe shume vende europiane por edhe nje vend ballkanik si Serbia qeveria greke do te pajise te gjithe qytetaret me nje karte elektronike te vecante.

Kjo karte do te kete bar code qe do te regjistroje te gjitha transaksionet e qytetareve ne aparatet e posacme qe do te jene te lidhura on-line me kasat fiskale por edhe me sekretarine e pergjitshme te informacionit.

Meqenese kjo karte ka te regjistruar numrin personal te cdo personi si dhe kodin e cdo biznesi atehere Ministria e Financave do te dije ne kohe reale se cfare shume parash ka perdorur nje qyetar per blerje mallrashpor edhe se sa mallra dhe ne cfare vlere ka shitur nje biznes i vogel apo i madh.

Me ane te ketyre ligjeve dhe masave te reja qeveria greke shpreson se do te kete rezultate per te luftuar ne menyre efikase korrupsionin dhe fshehjen e te ardhurave vjetore duke mbushur njekohesisht edhe arkat tashme te boshatisura te shtetit ne kuadrin e planit antikrize qe i ka imponuar FMN dhe BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›