E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, masat antikrizë, përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve para parlamentit

Gazeta Shqip

Ndërsa ka hyrë në hyrë në ditën e dytë të grevës 48 orëshe Greqia është përfshirë pasditen e sotme nga protesta masive dhe episode të rënda dhune përpara parlamentit, ku pritet që ligjvënësit të votojnë një pako të re të masave shtrënguese.

Rreth 100 mijë protestues janë mbledhur para parlamentit grek dhe kanë hedhur bomba molotov në drejtim të tij, ndërkohë që policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Tensioni është rritur shumë mes turmës së irrituar dhe policisë dhe ka pasur përleshje të dhunshme mes tyre duke e shndërruar sheshin sintagma në arenë lufte, ndërkohë që janë arrestuar shumë persona nga ana e policisë.

Ndërkohë, greva ka paralizuar transportin publik dhe shërbimet shëndetësore në vendin helen.
Paketa e re e masave shtrënguese që po votohet në parlamentin grek përfshin shkurtime të mëtejshme në pensione, paga dhe rritjen e taksave, pako kjo në vlerë prej 13.5 miliardë eurosh.

Edhe pse qeveria pritet të sigurojë vota të mjaftueshme për të miratuar ligjin, kryeministri konservativ Antonis Samaras përballet me kundërshtimin nga partnerët e tij të koalicionit, PASOK dhe të Majtën Demokratike.

7 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Greqi, masat antikrizë, përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve para parlamentit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›