Greqi, ministrigjerman: Lexonimirë deklaratat
ATHINE- Në një përpjekje për të larguar përshtypjen e krijuar nga deklaratat etij mbi mundësinë e ristrukturimit të borxhit grek, Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble sqaroi se është keqinterpretuar ajo që ai kishtë thënë më herët.
Përfundimi që Berlini njeh nevojën e për ristrukturimin e borxhit grek, interpretohet "deri diku gabim" - tha ministri gjerman në sesionin e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.
Ministri i Financave Schäuble kishte deklaruar në një gazetë gjermane se “do të duhen "masa shtesë" në qoftë se borxhi grek nuk është i qëndrueshëm”, deklaratë që nga tregjet u interpretua si një sinjal për ristrukturimin.
Zyrtarët evropianë me shpejtësi nxituan të deklarojnë se nuk ka ristrukturim të borxhit grek. Në të vërtetë, menaxheri i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn tha se Greqia do ta bëjë atë, nëse nuk mbetet besnik ndaj programit të caktuar dhe afateve të vendosura.
Megjithatë, Werner Chogier, zëvendës ministri i jashtëm i Gjermanisë, duke hedhur "benzinë zjarrit", ka thënë se "çdo ristrukturim i borxhit nuk do të ishte një katastrofë", sipas agjencisë Bloomberg.
(BalkanWeb)