E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa dinosaurëgjuanin dhe natën

SHBA- Prej kohësh janë konsideruar si kafshë të cilat gjuanin ditën dhe natën, me perëndimin e diellit pushonin. Por evidencat e reja, sfidojnë teorinë se dinosaurët grabiqarë si Velociraptor, ishin më aktivë gjatë ditës. Shkencëtarët tani mendojnë se Steven Spielberg kishte të drejtë kur në filmin e tij në 1993, të Jurasik Park, paraqiste se dinosaurët mishngrënës gjuanin natën.

Shkencëtarët mendonin se gjitarët e hershëm në epokën e dinosaurëve gjenin strehim natën, kur zvarranikët vrarës nuk ishin përreth, por një studim i bazave të syrit ( pjesa kockore) në fosilet e dinosaurëve, ka treguar se nuk është kështu.
Dinosaurët, zogjtë dhe lizardët kanë një strukturë të vecantë të syrit e cila mungon në gjitarë dhe tek korkodilët dhe që njihet si “unaza Skleral”

Shkencëtarët kanë matur dimensionin e brendshëm dhe të jashtëm të kockës së syrit në 33 fosile të Arkosaurus, grupi që përfshin dinosaurët dhe reptilët fluturues që janë zhdukur dhe që njihen si pterosaurus. E njëjta matje është bërë edhe në kafkat e zogjve stërgjyshorë dhe në 164 specie të gjalla. Në kafshët e natës, kanë një hapje të vogël në mes të unazës skleral, ndërsa në kafshët që dilnin ditën kjo hapje ishte më e madhe.

Ndërkohë që në kafshët Kameral, të cilat janë active si ditën dhe natën kjo hapje është në mes të dy madhësive të kafshëve të tjera. Kërkuesit amerikanë kanë konfirmuar se matjet e syrit janë mënyra më e saktë për të parashikuar nëse një krijesë është active ditën ose natë. Analiza e fosileve tregojnë se dinosaurët barngrënës ishin kafshë dite, sic janë sot elefantët, dhe sic janë sot kafshët e mëdha barngrënëse ata duhej të usheqeheshin pothuajse gjatë gjithë kohës. Por Velociraptors dhe dinosaurët e tjerë të vegjël mishgrënës duket se kanë qenë kafshë që gjuanin nate. Ajo cka shkencëtarët ende nuk dinë është se nëse e njëjta gjë mund të thuhet dhe për grabiqarët e mëdhenj si Tiranosari Rex sepse fosilet e syve të këtyre dinosaurëve nuk janë ruajtur mirë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›