Greqi, në grevë doganat, dhe disa sektorë të tjerë
ATHINE-Doganat greke që nesër do të jenë në një grevë 10 ditore.
Federata e punonjësve të Doganave greke shtoi edhe dy greva 48 orëshe në grevën tashmë të shpallur për datën 18 tetor.
Kështu greva e doganave greke që do të fillojë në datën 14 Tetor, do të përfundojë në datën 24 dhe do të paralizojë për 10 ditë të gjitha doganat.
Sipas Këshillit Ekzekutiv të Federatës, kjo bëhet në shenjë proteste për përshpejtimin e votimit të projektligjit për pagat e unifikuara dhe sistemit të punës rezervë.
Pritet që greva e doganave të shkaktojë mungesa të theksuara në treg si dhe spekulim me çmimet e karburanteve.
Ndërkaq sot dhe nesër Athina është pa transport urban dhe të premten grevës I bashkohen edhe shoferët e taksive, duke krijuar një kaos edhe më të madh në qarkullim.
Në grevë 48-orëshe qe nesër do të jetë edhe media shtetërore, por edhe avokatët për 5 ditë me radhë,
pa harruar grevën pa afat të punonjësve të mirëmbajtjes, grevë e cila ka krijuart një shqetësium të madh në qytetet e Greqisë e vecanërisht në Athinë, ku rrugëve janë akumuluar mbi 6000 tonë mbeturina.
Gjithcka ndodh pasi qeveria greke vendosi përshpejtimin e votimit në parlament, deri më 20 tetor, të projektligjit për sistemin e ri të pagave, personelin rezervë, por edhe vazhdimin e reformave strukturore.
Këshilli i ministrave aprovoi edhe projektligjin për liberalizimin e profesionit të taksistëve dhe profesioneve të tjera të mbyllura.
Me gjithë koston politike qeveria nxiton të përmbushë të gjitha angazhimet, që do t’i hapin rrugën lëvrimin të këstit të 6 të ndihmës prej 8 miliardë eurosh.
Paketa ligjore dhe fiskale has në kundërshtimin e madh të sindikatave, të cilat organizojnë greva të vazhdueshme. Kujtojmë se nmë 19 Tetor do të jetë një grevë e përgjithshme që pritet të paralizojë gjithë vendin.
(d.b/BalkanWeb)