Mbaron izolimi për Breivik

Personazhi norvegjez i njohur për tragjedinë që shkaktoi në Oslo Anders Behring Breivik mund të dalë nga izolimi total brenda të hënës.
Këtë fakt e konfirmoi Prokurori Christian Hatlo, duke shtuar se gjithsesi ai do të mbahet larg dhe i veçuar nga të burgosurit e tjerë.
Breivik u prangos pas tragjedisë së 22 korrik dhe u mbajt në izolim total edhe për të shmangur sulme kundër tij.