E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, në pritje të përbërjes dhe betimit të qeverisë së Papadhimos

ATHINE - Pas “thrillerit” të zgjatur për zgjedhjen e një kryeministrit të ri të Greqisë, vëmendja është përqëndruar tani në përbërjen e qeverisë së re.

Mbrëmë deri vonë, por edhe gjatë paradites së sotme, Kryeministri Lukas Papadhimos ka qenë në zyrën e tij, duke përditësuar një numër çështjesh aktuale.

Papadhimos ka patur takime me përfaqësuesit e shumicës në parlament (PASOK), përfaqësuesit e Demokracise së re (ND) dhe të LAOS, mbi propozimet për qeverinë e tij, përurimi i së cilës dhe i vetë kryeministrit, do të jetë në ora 16:00, në Pallatin Presidencial, pas një shtyrjeje prej 2 orësh.

Demokracia e Re e Antonis Samaras (ND) ka propozuar pjesëmarrjen në qeveri të Stavros Dimas dhe Dimitris Avramopulos, i cili zgjodhi të japë dorëheqjen si deputet për këtë arsye. 

Sipas informacioneve, z. Dimas (ND) do të caktohet Ministër i Jashtëm, z. Avramopulos (ND) Ministër i Mbrojtjes dhe z. Arvanitopoulos (ND) zv.ministri i Arsimit, pasi për postin e ministrit diskutohet Ana Diamantopulu e PASOK dhe zëvendësministër fimancash, Jani Murumuras i opozitës. 

Sa i përket PASOK, mban postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Evangelos Venizelos. 

Ministria e Zhvillimit mbetet e Mihalis Hrisohoidis, te Ministria e Shëndetësisë mbetet Andreas Loverdos, ndërsa tek mjedisi Jorgo Papakostandinu. 

Do të figurojnë në qeveri edhe ish ministrat Skandalidis, Repas, ndërsa Ragousis mund të jetë zëvendësministri i mbrojtjes. 

Sfidat e qeverisë 

Një maratonë prej të paktën 100 ditësh, është e nevojshme për të përballuar me sukses sfidat e para të qeverisë së re. 

Në këtë tremujor do të gjykohen përpjekjet e bëra për të shmangur falimentimin e vendit. 

Në tre muajt e ardhshëm qeveria e koalicionit, do të cojë në parlament marrëveshjen e re të kredisë dhe do të kalojë dy teste të tjera kritike: përgatitjen e miratimin e buxhetit për 2012 si dhe të sistemit të ri kombëtar të taksave.

Ajo do të bëjë të gjithë hapat e nevojshëm për lirimin e këstit të gjashtë të kredisë dhe përgatitjet për përfitimin e një doze tjetër të ndihmës me rreth 80 miliard euro.

Njëkohësisht, qeveria e re duhet të përfundojë negociatat për "prerjen" e borxhit grek dhe të përshpejtojë zbatimin e privatizimit të institucioneve publike e shtetërore. 

"Thuhet se tek presidenti në diskutim është hedhur edhe çështja e kohës së zgjedhjeve, që mendohet se nuk ka për të qenë në mëyrë të prerë 19 shkurti i vitit tjetër. 

Në këtë kontekst, z. Papadhimos zgjedhja e të cilit shkaktoi komente shumë pozitive në kryeqytetet e vendeve të mëdha të eurozonës, tha se vendi duhet të mbetet në zonën e euros. Ai sqaroi se qeveria e tij "është kalimtare" dhe shpjegoi se "detyra kryesore e saj është për të zbatuar marrëveshjet e samitit të liderëve të eurozonës më 26 tetor dhe zbatimi i politikës ekonomike që lidhet me këto vendime. Kryeministri i ri Papadimos në deklaraten e tij të parë shprehu optimizëm se vendi do të arrijë të kapërcyejë krizën me punë dhe unitet.

Lukas Papdhimos është emri që u zgjodh pas negociatave intensive mes Papandreut dhe Samaras natën e të mërkurës, pasi doli i pavlefshem, propozimi për Kryetarin e Parlamentit Filipos Petsalnikos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›