E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, asnjë ambasadore, reagojnë gratë

Grupi i grave deputete shpreh mospajtimin dhe shqetësimin lidhur me emrat e kandidatëve për ambasadorë që kanë arritur në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë listë të propozimeve për ambasadorë të rinj nuk figuron asnjë femër, ndërsa edhe një femër që ishte ambasadore aktualisht në detyrë po planifikohet të zëvendësohet me mashkull.
Sipas grave deputete, të cilat kanë reaguar përmes një komunikate për media, ky veprim paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit dhe të Ligjit për barazi gjinore. Gjithashtu, thuhet se është shkelur konventa ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas.
“Kosova ka gra të denja dhe të afta që mund të përfaqësojnë interesat e Kosovës denjësisht dhe t`i japin një imazh modern shtetit tonë të ri”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e grave deputete, të cilat ftojnë qeverinë që të ndalojë këtë praktikë diskriminuese, kurse nga Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvend dhe nga Presidentja kërkon që të mos miratojnë dhe nënshkruajë këtë propozim diskriminues.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›