Greqi nenshkruhet pakti TAP

Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit 'Trans Adriatik'.
Marrëveshja e firmosur nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeminitrit dhe ministrit të Ekonomisë Edmond Haxhinasto, mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për realizimin e projektit që nëse fiton ndaj rivalit Nabuko shndërron Shqipërinë në nyje strategjike të transportit të gazit natyror nga Kaspiku, në Evropën Perëndimore.
Në Shqipëri projekti parashikon shtrirjen në një gjatësi prej 140 km, me një shumë investimesh prej rreth 2 miliardë dollarësh. Për Kryeministrin Berisha, ky projekt punëson direkt dhe indirekt mbi 20 mijë qytetarë si dhe do t’u mundësojë familjeve shqiptare furnizimin me gaz në çdo shtëpi dhe energji për ngrohje e gatim me koston më të ulët.