PS Gjendja shendetesore e Rames e mire

Kreu i Partisë Socialiste nuk është ndjerë mirë gjatë një takimi që po
zhvillonte në Burrel. Rama ka pasur luhatje tensioni dhe është paraqitur
në spitalin e Burrelit, ku ka marrë serum.
Pak minuta më parë, selia rozë ka zbardhur detaje të ngjarjes, duke siguruar se gjendja shëndetësore e Ramës është e mirë.
“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Burrelit. Gjatë kësaj vizite Kryetari Rama ka pasur luhatje tensioni. Mjeku i Spitalit të Burrelit z.Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Kryetarit të PS Edi Rama është stabilizuar.Aktualisht Kryetari i Partisë Socialiste ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë. Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë”, thuhet në deklaratën e selisë rozë.