Greqi, një ditë pas protestës, dhunë, viktima dhe dyshime
ATHINE- Një ditë pas protestave të dhunshme në qendër të Athinës shtypi grek flet për incidentet serioze dhe rolin e policisë gjatë protestave.
Një sindikalist 53 vjecar, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë dhe më shumë se 70 protestues u dërguan në spital me plagë djegieje. Shumë dyqane, banka dhe objekte të tjera private u shkatërruan nga aktet vandale.
Shtypi vëren se roli i policisë në këto ngjarje, i ngjante më shumë atij të një force “paqeruajtëse”.
Përafërsisht 200 persona të maskuar të cilët pa u penguar nga policia, hynë në zemër të protestës të ngarkuar “deri në dhëmbë” me koktejle Molotov dhe mjete të forta.
“Mburoja” e parë e protestuesve sindikalistë që ndodheshin në shesh për një qëllim të madh dhe jo për të ushtruar dhunë, e injoroi sulmin e personave të maskuar, të cilët pas kësaj, provokuan duke hedhur një sasi të madhe me gurë dhe koktejle Molotov ndaj turmës.
Kjo u pasua nga skenat e panikut dhe rrahja e pamëshirshme mes të maskuarve dhe protestuesve të sindikatave. E ndërsa dy grupet e njerëzve përlesheshin në mes të sheshit, ndërhyrja e parë e policisë erdhi 30 minuta me vonesë.
“Policia për më shumë se gjysmë ore qëndroi larg fushëbetejës, ku jeta e qindra qytetarëve që ishin atje për të protestuar, rrezikohej seriozisht”, shkruan e përditshmja “Ta Nea” në numrin e sotëm.
Ndërsa kryetarja e Partisë Komuniste Aleka Papariga tha lidhur me këto incidente se “sulmet ishin planifikuar”.
Krerët e policisë e justifikuan qëndrimin e forcave policore që ishin caktuar të kontrollonin situatën në sheshin Sintagma, duke argumentuar se ata ishin përfshirë në një incident me një grup tjetër të maskuar në një zonë aty pranë.
“Kur policia mbërriti në Sintagma nuk mund të dallonte protestuesit sindikalistë nga personat me maska të cilët sulmuan për të provokuar, ndaj nuk kishte rrugë tjetër vecse të përdorte gazin lotsjellës dhe granatat tymyese pa dallim mbi turmën”, tha një zyrtar i lartë i policisë për gazetën.
Shpërthimi i paritur i dhunës, i detyroi protestuesit të tërhiqen, pasi edhe këtë herë personat e maskuar, ia arritën të diskretitojnë protestën dhe të bejnë që të harrohet qëllimi i madh i saj.
(s.g/BalkanWeb)