Korrupsioni, Arvizu: Radha e imunitetit. Berisha: Ne gati, ftoj PS
TIRANË-“Imuniteti, të hiqet sa më shpejt. Ftoj opozitën, që të lerë kundërshtitë dhe të punojë me qeverinë aty ku bashkohemi. Të heqim imunitetin, jam gati, por ta heqim sa më shpejt si përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë”, ishte deklarata që bëri sot Kryeministri Sali Berisha në një prej sallave të Pallatit e Kongreseve në Tiranë, ku Qeveria shqiptare dhe SHBA bashkëorganizuan një ceremoni për përfundimin me sukses të programit të pragut të Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në Shqipëri.
Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i vendit Sali Berisha, Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Aleksandër Arvizu, si dhe Ministri për Inovacionin dhe TIK z.Genc Pollo.
Programet e pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) (programi I dhe II, 2006-2011) kanë asistuar vitet e fundit Qeverinë shqiptare për të ndërmarrë një sërë reformash me ndikim të madh, që kanë synuar ndër të tjera, reduktimin e korrupsionit dhe informalitetit, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.
Programi u përshëndet fillimisht dhe nga ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu.
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë tha sot, gjatë ceremonisë së mbylljes së programit amerikan, se “Shqipëria ka tani një sistem tërësor të integruar të qeverisjes elektronike. Partneriteti në kuadër të Programit të Pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit vuri bazat për një administratë tatimore që do t’i shërbejë më me efikasitet publikut".
Por, duke u ndaluar tek lufta kundër korrupsionit, ambasadori theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë përherë Shqipërinë, por pala shqiptare duhet t’u japë fund privilegjeve që ofron imuniteti.
“Askush nuk duhet të ketë imunitet që korrupsioni të mbetet i pandëshkuar. SHBA ndihmon në luften kundër korrupsionit, por nuk duhen lejuar privilegjet e imunitetit. Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të vazhdojë”.
Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha pasi garantoi ambasadorin se qeveria është gati të bëjë fakt të kryer këtë kërkesë, përmendi dhe rolin e opozitës. “Është e vërtetë që mes një qeverie dhe opozite ka kundërshti, por sa i takon imunitetit, qeveria është gati ta heqë”
Më tej kryeministri Sali Berisha tha se paratë publike po shndërrohen në infrastrukturë moderne dhe po nxjerrin vendin nga infrastruktura mesjetare. "Kjo u bë e mundur nga projektet në kuadër të Programit Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC)",
Kreu i qeverisë theksoi se Programet e Pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit ndryshuan jetën e qytetarëve shqiptarë dhe luftuan korrupsionin.
"Sot ne festojmë së bashku një histori suksesi të paprecedent në 20 vitet e fundit", tha sot, kryeministri Sali Berisha, gjatë kësaj ceremonie.
(d.b/BalkanWeb)