E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një i vdekur nga përmbytjet në ishullin Eube

Një polic u vra nga prurjet e ujrave në ishullin Eube (lindje), ku shira të rrëmbyeshëm kanë rënë gjatë natës.
Burri, rreth dyzet vjeç, u gjet i vdekur në makinën e tij, të rrëmbyer nga ujërat e një lumi aty pranë gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, në jug të ishullit Eube.
Reshje të dendura kanë rënë që prej të djeshmes në mbrëmje në disa rajone të Greqisë e veçanërisht në Athinë dhe Eube.
Shpyllëzimi i ishullit Eube si dhe ai i Atikës të shkaktuara nga zjerre të fuqishëm gjatë viteve të fundit, ka rritur rrezikun e përmbytjeve me afrimin e dimrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›