E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakultetet, nisin regjistrimet për studentët

Fakultetet kanë nisur regjistrimet për studentët e rinj. Në ditën e parë fluksi ka qenë shumë i ulët, ndërsa shumë më të paktë kanë qenë kureshtarët për listat tashmë të afishuara. Duket se aksesi në internet e po ashtu edhe mediat, e kanë bërë punën e tyre.
Agjensia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë u ka bërë thirrje fituesve që të regjistrohen në këtë fazë të parë pranimesh, sepse në të kundërt do të hiqen nga baza e të dhënave. Kjo gjë u heq mundësinë të fitojnë këtë vit një të drejtë studimi në listën përfundimtare të fituesve, e cila pritet të shpallet më 25 shtator.
Numri i studentëve fitues në këtë fazë pranimesh ka qenë rreth 19.100.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›