Greqi, një tërmet 5,1 ballë godet ishullin Alonisos
ATHINë - Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në veriperëndim të ishullit Alonisos, në Sporades, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Vëzhgimit.
Nuk ka asnjë informacion për viktima apo dëme materiale. Tërmeti u ndje kryesisht në arkipelin e Sporades, në Magnesi dhe në ishullin Eube.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në det rreth 150 kilometra në verilindje të Athinës.
Një tjetër tërmet me të njëjtin intensitet u regjistrua sot në mëngjes në veriperëndim të ishullit Kos.
(d.b/BalkanWeb)