E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, merr flakë një makinë në Laprakë

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës ku një makina ka marrë flakë duke bllokuar edhe trafikun.
Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sipas informacioneve nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet për të cilat ka marrë flakë makina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›