Greqi, parada e festës zhvillohet nën masa të forta sigurie
ATHINE - Nën masa të rrepta sigurie ka filluar parada ushtarake në Athinë, ndërkohë që policia greke është në alarm të kuq.
Sot në rrugët e Athinës janë të pranishëm rreth 4000 oficerë të policisë, ndërsa në gatishmëri janë gjitha forcat e policisë së Athinës. Në gatishmëri janë edhe prokurorët në të gjithë vendin, të cilët mbikëqyrin punën e autoriteteve policore, duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
Qëllimi është për të parandaluar ngjarje të tilla si ato të 28 Tetorit të vitit të kaluar në paradën e Selanikut, me presidentin Papulias.
Ndër të tjera, parashikohet kryerja e kontrolleve parandaluese për individët dhe vecanërisht për grupet e organizuara që lëvizin në zonat ku bëhen paradat dhe masa më të mëdha për mbrojtjen e platformave ku do të jenë zyrtarët, me një prani të fortë të policisë kundër trazirave (MAT).
Në gatishmëri është policia për rastet e «grupeve të mbrojtjes» së paradave (sic janë psh organizatat ekstremiste të djathta dhe organizata të tjera të ngjashme), në përgjigje të protestuesve, që mund të përpiqen për të ndaluar paradën. Madje, sipas një zyrtari të lartë të policisë, ekziston një plan për largimin me siguri të politikanëve në rastin e incidenteve. Në çdo rast, urdhri i shtabit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit dhe kujdesi kryesor i autoriteteve është që të mos ndalohet apo anulohet parada.
Karakteristikë e masave të shtuara të sigurisë është se për herë të parë u kërkua akreditimi për gazetarët, fotografët dhe ekipet televizive që do të mbulojnë paradën e nxënësve të shkollave dhe paradën ushtarake përpara Parlamentit.
Në fillim të paradës, një grup prej rreth 20 personash në sheshin Sintagma, bërtitën "hajdutë" dhe "tradhtarë", por u izoluan menjëherë nga policia.
Pak para orës 11:00 Presidenti i Republikës Karolos Papulias vendosi një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur, ku mbërriti më pas edhe kryeministri së bashku me kryetarin e Parlamentit.
Optimist se populli grek «ka kurajo dhe vendosmëri për të zgjedhur, në kohë të vështira si sot, atë rrugë që do të çojë në arritjen e progresit dhe konkurrencës së vendit», është shprehur presidenti i Republikës, Karolos Papulias në mesazhin e tij drejtuar grekëve jashtë vendit me rastin e Festës Kombëtare të 25 Marsit.
25 marsi është festa kombëtare e Greqisë, kur kujtohet fillimi i revolucionit të 1821 dhe lufta kundër turqve, që coi në njohjen e shtetit grek në vitin 1830 nga Traktati i Londrës.