Basha inspekton rruget ku eshte nderhyre per rehabilitim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar disa nga segmentet rrugore të kryeqytetit në të cilat Bashkia ka ndërhyrë për rehabilitimin e tyre.
Zoti Basha ishte pasdite e së shtunës në rrugën “Kujtim Laro” në segmentin rrugore nga ura Irfan Tomini deri tek Vasil Shanto dhe në segmentin rrugore tek Qendra Kristal.
Deri tani ka përfunduar rehabilitimi i 80 rrugëve nga 92 që janë parashikuar për ndërhyrje të menjëhershme për shkak të amortizimit të madh të tyre.
Me urdhër të zotit Basha puna për përfundimin e rehabilitimit të këtyre segmenteve rrugore vazhdon me tre turne dhe ritme të shpejta.
Brenda këtij muaji është parashikuar të përfundojë plotësisht rehabilitimi i 92 rrugëve që janë më të amortizuara në qytetin e Tiranës.
Ndërhyrja në këto akse nuk lidhet me investimet që janë parashikuar në buxhetin e vitit 2012 të Bashkisë së Tiranë. Për rrugët që janë parashikuar për t’u ndërhyrë me buxhetin e këtij vitit janë drejt përfundimit projektet dhe zbatimi i tyre do të fillojë në fillim të majit.