Greqi, parlamenti miraton mijëra pushime nga administrata
Parlamenti grek votoi mbrëmë vonë projektin e ligjit për reformën në sektorin publik, nga zbatimi i të cilit mijëra punonjës do të mbeten pa punë.
Me 153 vota të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut u votua projektligji i ministrisë greke të Financave, që përmban kodin e ri tatimor, si dhe dispozitat për lëvizjen dhe pushimet nga puna në sektorin publik. Gjatë votimit nominativ, zëdhënësi i grupit parlamentar të PASOK-ut votoi kundër nenit për suprimimin e policisë bashkiake.
Nga ky ligj mijëra punonjës të administratës publike, si policë bashkiakë, mësues apo punonjës të ministrive do të mbeten pa punë deri në fund të këtij viti dhe mijëra të tjerë do të lihen “në dispozicion” derisa të gjejnë një punë tjetër. Nëse nuk e gjejnë, automatikisht edhe këta cilësohen të papunë.
Trojka ka kërkuar nga qeveria greke që deri në fund të vitit 2014, 12 500 vetë të largohen nga puna, si kusht për lëvrimin e këstit të ndihmës për Greqinë.
Teksa Parlamenti miratonte ligjin në fjalë, jashtë mijëra protestues u tubuan, por pa ndonjë rezultat.