Lezha drejt përsëritjes së zgjedhjeve, manipulime të shumta me votën
Tiranë- Mbrëmë ka përfunduar numërimi i 10 kutive të votimit të qarkut të Lezhës, për të cilat Partia Demokratike pretendon se ka më shumë vota në favor të saj.
Por nga numërimi është verifikuar një lëvizje e madhe e votave me rezultatin që KQZ-ja ka nxjerë në tabelat përfundimtare të qarkut.
Nga të dhëna ende jo zyrtare janë rreth 70 vota që rezultuan se i janë marrë partive të vogla dhe i janë llogaritur partive të mëdha. Ato rrisin diferencën e votave në favor të koalicionit të djathtë.
Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 Qendra të Votimit në Lezhë, kutitë e materialeve zgjedhore të të cilave, gjithashtu, u hapën nga KQZ-ja dje.
Sipas selizë rozë dyshimi lidhet për katër kuti të Laçit, ku në ditën e zgjedhjeve ndodhi edhe incidenti me armë zjarri. Kohë kur komisionerët e majtë u larguan për disa orë.
Në qarkun e Lezhës zgjedhjet mund të përsëriten. KQZ-ja ka pranuar pretendimet e të dyja palëve, PD-ja e PS-ja për hapjen e kutive.
Demokratet me pretendimin se kane me shume vota ne 10 kutite e votimit, tabelat e rezultateve te te cilave nuk ishin origjinale, kerkuan rinumerim te votave ne to.
Kater anetaret e KQZ-se pranuan administrimin e provave te PD, per vertetimin e te cilave do te sherbeje rinumerimi i votave te 10 qendrave te votimit ne Lezhe.
KQZ-ja pranoi gjithashtu kerkesen e PS-se, per hapjen e 6 kutive te materialeve zgjedhore, ku partia me e madhe e se majtes prenton se ka mosperputhje te votave me votuesit.
Githashtu Partia Socialiste kerkoi hetim administrativ te procesit te votimit ne kutite te Mamurrasit, qe i perket qarkut te Lezhes. Nje dite me pare Top Channel paraqiti permes investigimit te tij, se ne keto qendra ku rezulton se perqindja e votimit, eshte shume here me e larte se mesatarja e vendit, ne masen 90.4 %. Ne to permes investimit edhe nga sistemi TIM-s, Top Channel provoi se 70% e ketyre votuesve jane emigrante qe nuk kane qene fare prezent ne diten e votimit ne Shqiperi. Keto prova u perdoren nga Partia Socialiste ne kete mbledhje, e cila i kerkoi KQZ-ja t’i administroje si te tilla. Por Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk i administroi duke i cilesuar si informuese, por qe sipas saj nuk sherbejne si prova per kete institucion.
Me hapjen e kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore, palet thone se qarkut te Lezhes i rriten mundesite per te shkuar ne riperseritje te zgjedhjeve. Nese permes rinumerimit dhe hapjes se kutive te materialeve zgjedhore provohen manipulimet e pretenduara nga dy partite kryesore, cenimi i zgjedhjeve ka qene ne nje mase te tille qe per Kolegjin Zgjedhor, qe edhe do te marre vendimin final per kete qark, mund te perbejne arsye per vendosur riperseritjen e zgjedhjeve ne Lezhe.