E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, policia shpartallonbandën e hajdutëve shqiptarë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } GREQI - Policia greke ka mundur që të shpartallojë në Githio të Spartës, një bandë shqiptarësh prej tre meshkujsh dhe një femre, të cilët vidhnin e grabisnin banesa e dyqane.

Policia, pas një operacioni të mirëorganizuar, i ka arrestuar shtetasit shqiptarë dhe i ka akuzuar për krijim të një bande kriminale, vjedhje e grabitje, shkeljen e ligjit për armbajtje pa  leje si edhe të rezistencës ndaj policisë.

Sikundër rezulton nga hetimet, tre shtetasit shqiptarë 24, 39 dhe 61 vjeç si edhe një 55- vjeçare kishin krijuar një bandë me qëllim vjedhjet e grabitjet nëpër banesa, dyqane dhe depo.

Nga hetimet rezulton se u zbardhën 15 raste vjedhjeje në zonën e Githios të Lakonisë, të cilat ishin kryer nga 21 korriku e deri të martën kur edhe u arrestuan.

Nga kontrollet e ushtruara në bazat e tyre u gjetën bizhuteri floriri, materiale të ndryshme elektrike dhe ektroshtëpiake si edhe shuma prej 40.040 eurosh, të cilat u sekuestruan si produkte vjedhjeje.

Katër të arrestuarit u çuan përpara prokurorisë së Spartës, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh, por edhe për t’u gjetur pronarët e sendeve të vjedhura, në mënyrë që ato t’u rikthehen pronarëve të vërtetë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›