Greqi, policiapërleshetmë protestuesit
ATHINë- Policia greke u përlesh sot me protestuesit në qendër të Athinës në një kohë kur vendi po përballet me krizën ekonomike. Protestuesti të cilët hodhën gurë kundër policisë kundërshtojnë masat e ashpra të qeverisë Papandreu për të ulur ndjeshëm shpenzimet, ngrirjen e rrogave dhe pensioneve etj.
Si pasojë e përleshjeve, një polic mbeti i plagosur ndërsa dhjetëra protestues u arrestuan. Policia u kundërpërgjigj me gazlotsjellës kundër protestuesve të cilët nisën të godisnin policinë me gurë, shishe dhe shkopinj.
Përleshjet e sotme erdhën në një ditë kur e gjithë Greqia ndodhet në grevë të përgjithshme kundër reformave të propozuara në sistemin e rrogave dhe pensioneve. Shërbimet publike nuk punojnë, komunikacioni është vështirësuar, ndërsa spitalet pranojnë vetëm rastet urgjente.
Aeroportet janë të hapura dhe fluturimet ndërkombëtare janë realizuar me rregull, por janë anuluar fluturimet e brendshme. Greva ka përfshirë edhe mediat, shkollat, administratat tatimore dhe shërbimet komunale. Greva mbahet në shenjë kundërshtimi me masat e qeverisë për të dalë nga kriza.
Masat parashohin ngrirjen e rrogave dhe pensioneve, heqjen e disa përfitimeve ekonomike dhe shkurtime të tjera buxhetore.
(m.a/News24/BalkanWeb)