E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia kallëzimpenal ndajprefektit Kruja

TIRANë- Bashkia e Tiranës pas replikave dhe kërkesave zyrtare të shkëmbyera mes saj dhe inistitucionit të Prefektit ka dorëzuar në prokurorinë e Titranës një kallëzim penal në emër të Prefektit Keltis Kruja. Kallëzimi i Bashkisë ndaj prefektit bazohet në akuzën për shpërdorim detyre.

Duke iu referuar kërkesës për auditim që prefektura i dërgoi Bashkisë, në kallëzimin penal sqarohet se “Duke qënë se, ndodheshim para një kërkese tërësisht të pambështetur në ligj (për shkaqe të cilat po i rendisim më poshtë), Bashkia e Tiranës nuk pranoi të plotësojë këtë kërkesë absurde, të Prefektit të Qarkut Tiranë, pasi: Auditimi për fondin e veçantë i kërkuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë është në kapërcim të kompetencave që burojnë nga kuadri ligjor”,- thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Ndër të tjera sqarohet se Bashkia refuzon të auditohet për cështje të vecanta nga Prefektura.

Më herët Prefekti Kruja është shprehur se kryetari i Bashkisë, Rama zyrarisht nuk njeh dhe refuzon të zbatojë ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›