Greqi, pranga shqiptarit, ishte një nga rrëmbyesit e gazetarit grek
ATHINE - Zbardhet pas gjashtë muajsh hetime, rrëmbimi i gazetarit të një televizioni grek, i cili u mor peng në 24 Qershor 2011 dhe u lirua pas 16 ditësh, pasi familja e tij pagoi shpërblimin e kërkuar prej një milion Euro.
Policia zbuloi se autorët e rrëmbimit janë 4 shtetas të huaj, përfshirë një shtetas shqiptar 47 vjec, i cili u arrestua sot, dy shtetas të Moldavisë, 30 dhe 26 vjec, dhe një person tjetër, ende i panjohur.
Siç mësohet, sulmuesit rrëmbyen gazetarin 28 vjeçar, nga kati përdhes i ndërtesës ku banonte, ndërsa po hipte në ashensor. Nën kërcënimin e armëve, e lidhën me pranga dhe dhe e hipën në një makinë, me të cilën e cuan në një zonë të vetmuar në Varibobi, ku e mbajtën peng për 16 ditë.
Gazetari tregoi se ai ishte gjatë gjithë kohës me sy të lidhur dhe nuk i pa rrëmbyesit e tij, vecse kuptoi se ishin të huaj dhe flisnin një greqishte të dobët.
Autorët fillimisht kërkuan nga familja e tij 4.000.000 € për lirimin e tij. Pas negociatave ranë dakort për shumën 1.000.000 euro dhe pas dorëzimit të parave, rrëmbyesit lëshuan pengun e tyre natën 10 Korrikut 2011, në një rajon të Atikës.
Mësohet se shqiptari e dërgoi pjesën e tij të haracit në Shqipëri, ndërsa dy moldavët ikën bashkë me paratë në vendin e tyre.
Oficerët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar makinën, që 47 vjecari e ka përdorur gjatë rrëmbimit, e cila u njoh nga viktima.
I arrestuari do të dërgohet në prokurorinë të Athinës, ndërsa hetimi vazhdon për të arrestuar dhe tre bashkëpunëtorët.