E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi pranga shqiptarit kapet me heroine

Policia greke sekuestroi një sasi të konsiderueshme heroine në shtëpinë e një shqiptari në Athinë.

Sipas informacioneve të fundit policia ka arrestuar poseduesin e drogës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,ndërsa në gjurmët e tij mësohet se ka rënë pas marrjes së të dhënave operative.

Gjykata e Athinës ka dhënë burg pa afat për 34-vjeçarin shqiptar deri në përfundim të hetimeve.

Sipas policisë sasia prej 18 kilogramësh heroinë kishte mbërritur pak ditë më parë nga Shqipëria.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›