E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder ekzekutohet me arme zjarri 40-vjecari

Gjendet i vrarë me armë zjarri fare pranë godinës së Komunës Bushat, Lulzim Qarri, 40 vjeç, banor i zonës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas është hedhur në një kanal, pranë zyrave të komunës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet e rastit. Forca të shumta policore kanë bërë rrethimin e zonës dhe po merren në pyetje banorë të zonës, të cilët mund të kenë parë apo të jenë në dijeni të motiveve të ngjarjes.

Dyshohet se motivi të jetë një hakmarrje, megjithatë policia nuk ka nxjerrë ende një variant zyrtar apo autor të ngjarjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›