E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protesta kundër mbylljes së ERT-së

Punëtorët grekë pritet të dalin sot në protesta masive kundër mbylljes së televizionit dhe radios publike.

Koorporata Greke e Transmetimit ERT, është mbyllur të martën mbrëma, duke lënë më shumë se 2,600 punonjës pa punë.

Qeveria në borxhe e ka quajtur këtë kompani si një çerdhe të korrupsionit, ndërsa është zotuar se një transmetues i reformuar dhe më i vogël do ta zëvendësoj ERT-në.

Sindikatat greke e kanë quajtur këtë vendim të qeverisë si një llojë grusht-shteti dhe një sulm drejt lirisë së shtypit.

Kjo lëvizje ka lëkundër politikën e brishtë greke, ku partnerët e koalicionit nga radhët e socialistëve dhe të majtëve të moderuar, e kanë quajtur këtë lëvizje si të papranueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›