Greqi, qarkore e re per levizjen e emigranteve

Ministria e Brendshme Greke nxjerr nje qarkore te re per levizjen e emigranteve shqiptare, qe u ka skaduar leja e qendrimit.
Ministria lejon udhetimin vetem nje here drejt Shqiperise te kesaj kategorie prej 15 nentorit deri ne 31 janar te vitit te ardhshem.
Emigrantet qe duan te kthehen ne Shqiperi per festa, por qe u ka skaduar leje qendrimi duhet te kene pasaporte te vlefshme shqiptare, te kene marre nje vertetim per dorezimin e dokumentave per rinovim te lejes si dhe lejen e skaduar te qendrimit.
Zyrtaret greke thone se prej kesaj qarkoreje parashikohet te perfitojne me teper se 100 mije emigrante,te cilet ndodhen ne fazen e rinovimit te lejeve te qendrimit ne Greqi.