E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Plani, rrezik per integritetin

Qeveria e Kosoves, rikonfirmoi sot qendrimin e saj te prere per t'i thene jo planit te propozuar nga OKB-ne me sugjerimin e Serbise per kushtezimin e vendosjes se misionit EULEX.

Kryeministri Hashim Thaci, deklaroi ne mbledhjen e qeverise se ne nuk do te lejojme dhe negociojme asnje plan qe zyrtarizon ndarjen e Kosoves.  

"Plani 6-pikesh con ne ndarjen e Kosoves. Dokumenti ka elemente substanciale te papranueshme per institucionet dhe popullin e Kosoves", u shpreh Thaci.

Thaci falenderoi dhe opoziten per refuzimin e propozimit te kreut te OKB-se, qe sipas Thacit eshte propozimi i Beogradit.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›