E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, qeveria e re socialiste merr votëbesimin

ATHINË- Qeveria e re socialiste, mori në orët e vona të natës votëbesimin e Parlamentit.

Nga sot kabineti qeveritar i drejtuar nga George Papandreu mund të nisë me marrjen e masave për të përballuar krizën fiskale, të luftojë korrupsionin dhe të nisë rritjen e ekonomisë.

Në favor të ekzekutivit të drejtuar nga krye ministri Papandreu kanë votuar të gjithë 160 deputetët e PASOK-ut, partia socialiste e cila fitoi zgjedhjet e 4 tetorit duke mundur konservatorët.

“Nuk ka dyshim që s’do të jetë e lehtë, por jam optimist” ka thënë Papadreu para votimit.

Në 4 vitet e ardhshme do të bëjmë më të mirën tonën. Ky është mandati që na ka dhënë populli dhe prandaj kërkoj besimin tuaj”- ka theksuar Papandreu.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›