Jeremic: Maqedonia i rrezikon raportet me Serbinë
BEOGRAD- Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, kritikoi vendimin e Shkupit për të "vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën”.
Shefi diplomacisë serbe tha dje se vendimi i qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, do t’i rrezikoj raportet Beograd – Shkup, në momentin kur ato kanë filluar të përmirësohen me iniciativën e Serbisë.
Ne konsiderojmë se një vendim për të ardhur keq," tha ai, dhe shtoi se ajo "do të kishte pasoja".
Shefi i diplomacisë serbe theksoi se vendet fqinje mund të diskutojnë për kufijtë e Serbisë vetëm me qeverinë në Beograd.
Shkupi e Prishtina vendosën dje marrëdhëniet diplomatike pasi parlamentet e dy vëndeve ratifikuan një marrëveshje për shënimin e vijës të ndërsjellë kufitare.
Në një komunikatë për shtyp, Ministria e Jashtme e Maqedonisë deklaroi se të shtunën vonë, Ministrat e jashtëm të dy vendeve, Antonio Miloshovski në Shkup dhe më pas Skëndër Hyseni në Prishtinë kanë firmosur dokumentin që shënon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Dy vëndet do të angazhohen për përforcimin e lidhjeve miqësore, mbi bazën e respektimit të sovranitetit kombëtar, pavarësisë dhe integritetit territoria.
Marrëveshja u përshëndet dhe nga ndërkombëtarët dhe Tirana zyrtare.
(s.g/BalkanWeb)