E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria mblidhet për huanë

Qeveria greke po zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme për të ratifikuar marrëveshjen që do shpëtojë financat e vendit helen nga falimentimi pas marrëveshjes së arritur dje nga BE dhe FMN.

Në dispozicion të Athinës do të vihen 100-120 miliardë euro për të larë borxhet e akumuluara prej vitesh dhe që kalojnë vlerën 300 miliardë euro. Kjo shumë është akorduar pas masave shtrënguese të marra nga qeveria Papandreu e cila ka bërë ndryshime drastike në dëm të pagave dhe pensioneve të grekëve.

Ndërkohë, vendi fqinjë nuk po kalon një moment të mirë pasi protestat e shumta janë rishfaqur në rrugët e Athinës dhe Selanikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›